Një shqiptar 29-vjeçar ik nga burgu në Zvicër

Një shqiptar 29-vjeçar ka ikur nga burgu i Zugut në Zvicër, sot rreth orës 16:00

Sipas gazetës “Blick”, i burgosuri Q.A ka ikur derisa ishte duke punuar jashtë.

Ai po vuante burgim për vjedhje të ndryshme.

Për të ka filluar një kërkim i madh i policisë./IndeksOnline/