10 persona të lënduar nga aksidenti në Gjakovë

Dhjetë persona kanë pësuar lëndime nga aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 16:25 në fshatin Rakovinë.

Tetë prej tyre janë liruar pas trajtimit mjekësorë ndërsa dy vazhdojnë tretmanin mjekësorë në spitalin rajonal.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e policisë në rajonin e Gjakovës, lirie Podrimaj.

“Dhjetë persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore, tetë prej tyre janë liruar pas trajtimit mjekësorë ndërsa dy vazhdojnë tretmanin mjekësorë në spitalin rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë”, ka thënë ajo.

Aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një autobusi.