Veteranët të hënën protestojnë për mospërfshirjen në pagën minimale

Kryetari në detyrë i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka bërë të ditur se organizatat e dala nga lufta të hënën do të protestojnë para Kuvendit të Kosovës, shkruan Fokusi.info.

Arsyeja e protestës, sipas Klinakut, është mos-përfshirja e veteranëve të luftës në pagën minimale.

“Meqenëse të hënën me datë 06.06.2022 në ora 11:00 do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, dhe si pikë e parë e rendit të ditës është miratimi i projektligjit për ndryshimin e ligjeve, me anë të të cilit ky pushtet po do që t’i heqë veteranët e luftës nga lidhja me pagën minimale, u vendos që të kundërshtohet kjo”, ka shkruar Klinaku.

“Në takimin me degë, u vendos që të hënën me datën 6 qershor 2022, Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, prej orës 10:00, të organizojnë protestë para Kuvendit të Kosovës kundër diskriminimit që po iu bëhet veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve”, ka shkruar tutje Klinaku.

Postimi i plotë:

Kujtojmë se për mos-përfshirjen e veteranëve të luftës në pagën minimale nga ana e qeverisë janë shprehur kundër edhe partitë opozitare.