Një tërmet katër ballë Rihter godet Athinën

Një tërmet me magnitudë katër ballë të shkallës Rihter, i ngjashëm me tërmetin e fortë të 19 korrikut, goditi sot Athinën, pa shkaktuar viktima e dëme, njoftoi Instituti Grek i Gjeodinamikës.

“Epiqendra e kësaj lëkundeje të re, e raportuar në orën 09:24 (06H24 GMT), ndodhej 25 km në veriperëndim të kryeqytetit grek, në rajonin e Magoula-s”, njoftoi agjensia shtetërore e lajmeve ANA.

Kjo është lëkundja e dytë më e fuqishme si pasojë tërmetit, pas atij që tronditi Athinën më 19 korrik, duke shkaktuar një valë paniku dhe çrregullime të mëdha në linjat telefonike.

Tërmeti i 19 korrikut u vlerësua me 5.3 ballë të shkallës Rihter nga Instituti Gjeologjik i USGS-së.