Kadrijaj: Martin Berisha do duhej të shkarkohej që moti, Kurti dhe Osmani po e mbrojnë

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka deklaruar se ambasadori i Kosovës, në Kroaci, Martin Berisha do duhej të shkarkohej që moti.

Në vend se ta shkarkojnë, sipas deputetes së AAK-së, presidentja dhe kryeministri i Kosovës, po vazhdojnë ta mbrojnë.

“Po shihet afërsia e Kurtit, Osmanit me Berishën. Po e mbrojnë, e kanë mbrojtë dhe po e mbrojnë. Ai është dashtë me u shkarku. Po të kish ndodh ky rast në të kaluarën LVV nuk do të lejonte të mbaheshin normalisht seancat”, ka thënë ajo.

Kadrijaj, tha se ambasadori Berisha nuk është verifikuar nga AKI-ja, duke mos iu nënshtruar fare ati verifikimi.