Policia jep detaje për aksidentin në Podujevë

Një person ka pësuar lëndime trupore pas një aksidenti që ka ndodhur në kilometrin e parë të magjistrales Podujevë – Prishtinë.

Lajmin për GazetaBlic e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 20:00, në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor ku është përfshirë një veturë në lëvizje. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.