Një tjetër shqiptar arratiset nga burgjet greke, autoritetet në alarm

Një tjetër shqiptar është arratisur nga burgjet greke.

Mediat greke raportojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, është arratisur mesditën e sotme nga burgu i Agias në Hania të Kretës.

Ai kryente punë bujqësore jashtë ambienteve të burgut. Burgu i Agias iu ofron të dënuarve punë të ndryshme, për të përfituar ulje të dënimit

Autoritetet greke kanë nisur kërkimet për gjetjen dhe kapjen e shqiptarit.

Ai ishte dënuar për një sërë veprash penale, që përfshinin: Rezistencë ndaj policisë, raportim të rremë, vjedhje si dhe dhunë.

Kjo është e disata herë që të dënuarit shqiptarë arratisen nga burgjet greke. Më pas ata janë kapur nga policia dhe rikthyer në qeli, duke marrë edhe një dënim shtesë.

BurimiSputnik News|Përktheu dhe PërshtatiJOQ Albania