Ngjarjet që janë paralajmëruar për ditën e sotme

Sot është e merkure, 1 maj dhe për ditën e sotme janë paralajmëruar këto ngjarje:

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Gllogjan, në 20-vjetorin e rënies së Heroit të Kosovës, Agim Selmanaj. (Kompleksi i Dëshmorëve në Gllogjan, ora 11:00)

Me rastin e Ditës së 1 Majit, BSPK organizon protestë. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë, ora 11:00)

Kuvendi i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe shoqërisë aksionare të Kombinatit “Sharri”, çimentores-salonitit Lepenci dhe Silcapor mban protestë. (Para portës së çimentores, Hani i Elezit, ora 12:00)