Një valixhe e dyshimtë në rrugën ‘Bill Clinton’, bllokohet një pjesë e rrugës

Mëngjesin e sotëm një valixhe e dyshimtë është gjetur në rrugën “Bill Clinton”, në Prishtinë.

Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm ka marrë një informacion për një valixhe të dyshimtë në rrugën “Bill Clinton”, në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila theksoi se për shkak të kësaj është ndaluar për qarkullim një pjesë e rrugës “Bill Clinton”.

“Rreth orës 10:30,kemi pranuar një informacion se në rrugën “Bill Kllinton ndodhet një valixhe e dyshimtë. Aktualisht në vendin e ngjarjes janë ekipet e nevojshme policore. Një pjesë e rrugës “Bill Kllinton” është ndaluar për qarkullim, do të lirohet pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, kur edhe do të njoftoheni edhe për detaje të tjera”, tregoi Ahmeti.