Një vdekje dhe shtatë raste të reja me COVID-19

Një person ka humbur jetën nga COVID-19 derisa shtatë të tjerë janë infektuar në 24 orët e fundit.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë dhënë 2022 doza të vaksinës kundër COVID-19 derisa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.604.907 doza të vaksinës. Deri më sot 755.654 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 34 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.665.

Në total numri i rasteve aktive është 352.