Një veturë godet një person në qendër të Prishtinës

Pak minuta më parë në rrugën “Luan Haradinaj” në qendër të Prishtinës një veturë ka goditur një person.

Personi i goditur ka pësuar lëndime trupore, por sipas informatave nga vendi i ngjarjes gjendja e tij duket të jetë stabile.

Policia ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes, ku po e heton rastin.

Në lidhje me këtë rast, Indeksonline do të ju mbaj të informuar.