Një veturë përfshihet nga flakët në kryeqytet

Mëngjesin e sotëm, një veturë në rrugën “Bill Klinton” është përfshirë nga flakët.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Gashi.

“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën e “Bill Klinton, në Prishtinë, ku është djegur pjesërisht, një veturë e cila ishte në lëvizje”, tha Gashi.

Nga ky incident nuk ka të lënduar dhe janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Zjarri është lokalizuar. Nuk ka persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha ajo.