Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë, me temperatura maksimale rreth 30 gradë Celsius në nivel vendi.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Pasdite në veri të Shqipërisë mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të mërkurën na pret mot kryesisht me diell dhe me disa vranësira. Do të vazhdojë të jetë nxehtë, ndërsa të enjten pritet të ketë shtim të vranësirave dhe vende-vende edhe reshje shiu. Në disa rajone mund të ketë edhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet e shiut do të fillojnë edhe në jug të Shqipërisë, por nuk do të jenë gjithëpërfshirëse.

Të premten pritet të kemi mot të freskët dhe jo-stabil, me vranësira, intervale kohore me diell si dhe me reshje shiu vende-vende duke mos përjashtuar edhe ndonjë rrebesh me vetëtima dhe bubullimë. Priten ulje të temperaturave por reshjet përsëri nuk do të jenë gjithëpërfshirëse, por të karakterit lokal.

Nga e shtuna përmirësim gradual i motit por do jetë freskët. Në jug të Shqipërisë priten rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa nga e diela stabilizim i motit në tërë rajonin dhe ngritje graduale e temperaturave./Meteoballkan