Një veturë rrokulliset te Liqeni i Badovcit, një person i lënduar

0
358
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, më saktësisht te Liqeni i Badovcit.
Zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti-Haziraj, ka thënë për KALLXO.com se dyshohet se bëhet fjalë për një vetaksident.
Sipas zëdhënëses, në këtë aksident lëndime ka pësuar një person.
“Sipas informatave të para bëhet fjalë për një vetaksident, ku i lënduar ka mbetur një person, i cili ka marrë lëndime të lehta trupore”, bëri të ditur zëdhënësja e Policisë.