Mot i çuditshëm në Prishtinë, madje është përcjellë edhe me breshër (video/foto)

Dita e sotme është karakterizuar me temperatura të larta në kryeqytet.

Temperatura maksimale sot ka shënuar 28 gradë celsius.

Por pasdite kanë filluar rrebeshet e mëdha të shiut.

Madje në lagjen Mat ka rënë edhe breshër. Lexuesi i Fokusit na dërgoj video dhe foto, të cilat mund t’i shihni më poshtë.

E pas çdo reshje të fuqishme, rrugët e kryeqytetit fillojnë të duken si lumenj.

Gjatë javëve të fundit temperaturat kanë pësur ndryshime rrënjësore nga ato të ulëta në të larta, andaj është rekomanduar që qytetarët t’i shmangen ekspozimit në diell prej orës 10 deri në 17./fokusi.info/