Njeriu i Merkelit jep lajmin e shumëpritur për kosovarët rreth liberalizimit të vizave

Deputeti gjerman i CDU’së, Peter Beyer, gjatë një konference për media me kryeministrin në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka thënë se ai nuk mund të jap ndonjë datë për liberalizimin e vizave, por që beson se kjo mund të jetë një dhuratë për Krishtlindje.

“Gjermania është mbështetës i sinqertë për Kosovën dhe integrimin në BE, edhe për liberalizim. Ka pasur edhe data për liberalizim. Ne nuk kemi dhënë asnjëherë datë, ne kemi folur për procesin. Megjithatë ne jemi vetëm një vend, ka edhe shumë shtete që duhet përkrahur këtë proces. Është e padrejtë që Kosova nuk ka liberalizim të vizave. Unë nuk do të jap datën, mirëpo ndoshta do të jetë dhuratë për Kërshëndella” tha Beyer.

Ndërsa kryeministri Haradinaj tha e konfirmoi që ende nuk ka ndonjë datë të saktë, por theksoi se Merkel e mbështet integrimin e rajonit në BE.

“E luta z.Beyer që ta mbështesë rajonin, ashtu siç është deklaruar edhe kancelarja. Nuk kemi ende një datë të saktë për liberalizimin e vizave” tha Haradinaj.

Ndërsa sa i përket çështjes së kufijve të Kosovës, ai ka thënë se vendi ynë tashmë i ka kufijtë, ndërsa shprehu edhe keqardhje se pse pesë shtete të BE’së nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.

“Kosova duhet ti ruaj kufijtë qe i ka. Kemi biseduar edhe për miqësinë mes Kosovës dhe Gjermanisë. Ne ishim ndër shtetet e para që kemi njohur Kosovën. Është e dëmshme, që ende 5 shtete të BE’së vazhdojnë të mos e njohin Kosovën, po unë iu bëj thirrje që të njohin pavarësinë e Kosovës” tha ai.

Beyer gjithashtu shtoi se qeveria e ardhshme duhet të hyjë në dialog me Serbinë pa kushte edhe pse ai është i vetëdijshëm që kjo është e vështirë. Në fund ai e dha mesazhin se Merkel përfundimisht e ka të qartë se Ballkani Perëndimor e ka vendin në familjen evropiane.

“Qeveria e re që duhet të krijohet, duhet të hyjë përsëri në dialog pa kushte. E di që është e vështirë, por duhet të jetë ashtu. Kancerlaja Merkel e ka bërë të qartë, që BE ska të ardhme pa Ballkani Perëndimor të integruar” tha ai.

Peter Beyer është deputet në parlamentin gjerman nga radhët e partisë së Angela Merkel, pra CDU’së, e që është njeri i afërt i saj.