Njësia Speciale sërish proteston para Qeverisë

Njësia Speciale Intervenuese do të protestojë sërish sot për të shprehur pakënaqësinë për pagat, rrezikshmërinë dhe shtesat.

Ata do të protestojnë nga ora 12:00 para objektit të qeverisë në qendër të Prishtinës.

Protesta e tyre e parë u mbajt gjashtë ditë më parë.