Njësiti Special Intervenues nesër proteston sërish para Qeverisë, Kurti udhëton për punë partiake në Gjermani

Njësiti Special Intervenues (NJSI), së bashku me njësitet e tjera speciale të Policisë, do të protestojnë edhe nesër [9 dhjetor] para objektit të Qeverisë së Kosovës nga ora 12:00.

Derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Berlin të Gjermanisë, shkruan Repoteri.net.

Atje kryeministri Kurti, i shoqëruar edhe nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD).

Në kuadër të kongresit do të zhvillojë takime me politikanë dhe deputetë të ndryshëm të SPD-së gjermane.

Ndërkaq të dielën, do të takojë pjesëtarë të mërgatës në Gjermani.