Njihuni me një program të ri studimi, gjendet në Kosovë

0
399

Kolegji ESLG ka për qëllim të krijojë identitetin e shtetit të ri dhe aftësojë intelektualët e rinjë që të jenë në gjendje të krijojnë në mënyrë efikase shtetin e tyre dhe t’a integrojnë atë në BE dhe NATO..

PROGRAMI: MENAXHIMI I ENERGJISË

Qëllimet e programit janë që studentët të zhvillojnë shkathtësitë e tyre në dizajnimin e ndërtesave efiçiente të energjisë, dizajnin e qëndrueshëm urban, materialet e qëndrueshme ndërtimore, ndërtesat e energjisë, menaxhimin e qëndrueshëm të ndërtesave, teknologjitë solare dhe sistemet e nxemjes dhe ventilimit.

Ky program është unik në Kosovë dhe rajon. Asnjë universitet ose kolegj në Kosovë dhe rajon nuk ofron një program të tillë.

Programi bachelor në Menaxhimin e Energjisë ju aftëson në projektimin e sistemeve optimale të energjisë në ndërtesa, ndërtimin e sistemeve të nxemjes, ftohjes dhe ventilimit në ndërtesa që krijojnë cilësi të mirë të ajrit në ndërtesa si dhe të fitojnë njohuri për ndërtimin e shtëpive pasive me konsum të ulët të energjisë.

Programi përqëndrohet në fitimin e shkathtësive të kursimit të energjisë, sistemeve të energjisë dhe dizajnit të integruar energjetik në ndërtesa.

Planprogrami i këtij programi të studimeve është përgatitur nga Universiteti Norvegjez për Shkencë dhe Teknologji në kuadër të projektit të përbashkët hulumtues që Kolegji ESLG e implementon me NTNU-në me titull “Ndërtesat e Qëndrueshme Efiçiente të Energjisë”/Programi HERD i cili financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë.

NTNU është një prej universiteteve më të mira në botë në fushën e menaxhimit të energjisë.

Më 4 prill 2018,studentët e Kolegjit ESLG-Programi  MENAXHIMI I ENERGJISË kanë vizituar dy objekte për të parë nga afër se cilat masa të Efiçiencës së Energjisë janë ndërmarrë për përmirësimin e performancës së energjisë tek këto ndërtesa.

Këto projekte janë të investuara nga Banka Boterore dhe të menaxhuara nga Njësia e Implementimit te Projektit (NJIP) në kuadër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Ndërtesat :

  • Fakulteti i Stomatologjisë dhe
  • Qendra e Orto Protetikes

Kjo vizitë studimore u zhvillua në kuadër të planprogramit të  lëndës RENOVIMI I QËNDRUESHËM  I  NDËRTESAVE.

Të njëjtit më 31 janar 2018 kanë vizituar Pallatin e Drejtësisë për t’a analizuar nga këndvështrimi i efiçiencës së energjisë, ndotjes së ambientit dhe qëndrueshmërisë (sustainability).

Për më shumë   http://www.eukos.org/