Njoftim i ATK-së për tatimpaguesit

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ju njofton se si pasojë e një problemi teknik është paraqitur një ndërprerje e përkohshme (në orët e mbrëmjes të datës 17.01.2022) tek aplikacioni EDI, ku një numër i tatimpaguesve mund të ketë pasuar vështërsi për të arritur të deklarojë dhe paguaj brenda afatit të paraparë ligjor.

“Atëherë, për të mos aplikuar ndëshkime për shkak të mos deklarimit dhe mos pagesës brenda afatit ligjor, për të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk arritën të deklarojnë dhe paguajnë deri me datën 17.01.2022 për periudhën Dhjetor/2021 dhe TM4/2021, Administrata Tatimore e Kosovës, zgjat afatin e deklarimit dhe pagesës deri më 18.01.2022”, është thënë në njoftimin e ATK-së.

Sipas këtij njoftimi,  afat i deklarimit dhe pagesës do të konsiderohej nga 01.01.2022 dhe deri më 18.01.2022 për llojet e tatimeve/kontributeve, si në vijim: