Policia jep detaje për aksidentin në Shkabaj

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit të rëndë që ka ndodhur sot në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Shkabaj.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar disa persona nga tri automjete të përfshira të cilët janë dërguar menjëherë në QKUK.

“Më 07.03.2020 rreth orës 09:20 në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, në fshatin Shkabaj, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, Në aksident janë të përfshira tri automjete. Të lënduarit janë dërguar në QKUK-ë. Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë e trafikut dhe të SP Obiliq”, ka thënë Bajram Krasniqi për Gazetën Express.