Njoftim i rëndësishëm për aplikantët e FSK-së

Ministria e Mbrojtjes i njofton kandidatët për QSU/FSK dhe akademitë tjera gjegjëse, se me datën 22.07.2019, duke filluar ora 08:10 në kazermën “ADEM JASHARI” – Prishtinë, do t’i nënshtrohen testit fizik.

Kandidatët  duhet të paraqiten 15 minuta para kohës së orarit të publikuar, hyrja nr. 1, magjistralja Prishtinë – Fushë Kosovë.

Vëmendje
– Kandidatët e ftuar në ditën e testimit duhet të kenë me vete :
1. Maska dhe doreza;
2. Pajisjet sportive;
3. Fletëdëshmin e aplikimit (numri unifikues personal);
4. Letërnjoftimin ose patentë shoferin si dokument identifikimi.

Në faqen e MM-së e keni listën dhe orarin e kandidatëve  të cilët do t’i nënshtrohen testit fizik.