Njoftim i rëndësishëm për biletat e ndeshjes Kosovë – Angli

Ndeshja në mes të Kosovës dhe Anglisë do të zhvillohet më datën 17 nëntor me fillim nga ora 18:00.

Biletat e kësaj ndeshje do të dalin të martën në ora 16:00, ndërsa kompania që merret me shitjen e biletave ka njoftuar më detajisht në lidhje me disponueshmërinë e tyre.

Postimi i tyre në Facebook:

NJOFTIM

FFK ka percaktuar kufizimin: Maksimum 2 bileta per llogari per ndeshjen Kosova – Anglia.

Per te orientuar shfrytezuesit e TIKSAPP per biletat online: Tribuna Lindore dhe Jugore me disponueshmeri me te larte te bileteve, ndersa ajo Perendimore dhe VIP me disponueshmeri me te ulet.

TIKSAPP e kupton kerkesen e opinionit dhe mediave lidhur me disa detaje rreth procesit te shitjes se biletave per ndeshjet e kombetares se Kosoves, mirepo detyrimet kontraktuale qe kemi me FFK e kufizojne prononcimin tone publik per keto qeshtje.