Ngjarje e rëndë, humb jetën një 40-vjeçar, bie nga lartësia gjatë punës në një ndërtesë

Nje 40 vjeçar ka nderruar jete sot, pasi gjate punes ne nje objekt qe po rikontruktohej, ka rene nga lartesia.

“Në Golem, më datë 22.10.2019, në një objekt në rikonstruktim ka rënë nga lartësia shtetasi D. H., 40 vjeç,banues në Durrës, i cili u dërgua për ndihmë mjeksore në Spital.

Si pasojë e dëmtimeve të marra,shtetasi D. H ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.