Njoftim për të gjithë banorët që ndodhen jashtë Komunës së Prishtinës, ja kur mund të kthehen në kryeqytet

Prishtina është shpallur zonë e karantinuar.

Shkas për këtë janë bërë 20 rastet e paraqitura me koronavirus vetëm sot në këtë komunë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të gjithë banorët të cilët ndodhen jashtë Komunës së Prishtinës, mund të kthehen nesër deri në ora 17.00

Njoftim:

Të nderuar qytetarë, siç jeni njoftuar, sonte është vendosur karantinimi i Prishtinës.
Të gjithë banorët të cilët ndodhen jashtë Komunës së Prishtinës, kanë mundësinë të kthehen më së largu nesër (12 prill), deri në ora 17.00.

Ju faleminderit për mirëkuptim!