Njohësi i çështjeve Kushtetuese tregon afatet se kur duhet të formohet Qeveria e Re

Profesori i të Drejtës Kushtetuese Mazllum Baraliu në një prononcim për “Gazeta Blic” ka treguar se sa ditë pas çertifikimit të zgjedhjeve duhet të formohet Qeveria e Re.

Baraliu thotë se pas çertifikimit të zgjedhjeve, Presidenti brenda 30 ditësh duhet të thërrasë seancën konstituitive.

“Pas çertifikimit të zgjedhjeve, rezultati i çertifikuar i dorëzohet presidentit nga ana e KQZ-së. Presidenti i vendit në bazë të Kushtetutës është i obliguar që në afat prej 30 ditësh ta caktojë seancën konstituitive të legjislaturës së re dhe në atë seancë duhet të bëhet verifikimi i mandative, zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe strukturave të tjera të Kuvendit.

Nëse presidenti nuk e thërret në atë afat, atëherë ka të drejtë kryesia e tanishme për strukturën e vjetër të legjislativës së gjashtë e thërret mbledhjen e vet dhe mbahet mbledhja konstituive.

Pas kësaj mbledhje i hapet rruga mandatimit të Qeverisë, bëhet në konsultim me partinë më të madhe në këtë rast me Vetëvendosjen, Presidenti e mandaton përfaqësuesin e saj dhe ai është i detyruar në afat prej 15 ditësh ta formojë Qeverinë dhe ta dorzojë te presidenti që ai ta mandatojë dhe të formohet qeveria.

Baraliu tregon se çfarë ndodh nëse mandatari i parë nuk e formon qeverinë brenda këtij afati 15 ditor.

“Nëse brenda këtyre 15 ditëve nuk numd ta formojë Qeverinë i pari , atëherë Presidenti ka të drejtë me Kushtetutë edhe njëherë ta mandatojë atë ose mandaton koalicionin e dytë, nëse dhe brenda 10 ditësh nuk bëhet formomimi i qeverisë atëherë më së largu 60 ditë më vonë bëhet shpërndarja e parlamentit dhe shkohet në zgjedhje të reja.

PZAP ka kthyer në proces rinumërimi 1472 kuti votimi si dhe ka anuluar votat e ardhura me postë nga Serbia.

Deri tani janë rinumëruar 573 vendvotime dhe kanë mbetur për rinumërim edhe 834 vendvotime të tjera.