Nora Gjakova humb në finale nga rusja Mezhetskaia, fiton medaljen e argjendtë (video)

Nora Gjakova humb në finale nga rusja Mezhetskaia dhe mbetet me medaljen e argjendtë, në garat  në kuadër të Lojërave Europiane “Minsk 2019”.

Rruga deri në finale nuk ishte aspak e lehtë për Majlinda Kelmendin dhe Nora Gjakovën.

Kampionia Olimpike Majlinda Kelmendi, duke shfrytëzuar përvojën e saj, ka mposhtur rusen Natalia Kuziutina, kategoria -52 kilogramë, dhe fiton medaljen e artë.

Ndërsa Nora Gjakova, në kategorinë -57 kilogramë, poashtu për kundërshtare e kishte një tjetër ruse, Daria Mezhetskaia, të cilën e kishte kundërshtare shumë të vështirë dhe humb duke mbetur me medaljen e argjendtë./Fokusi.info/