Norwich arrin fitore, protagonist Milot Rashica

Norwich ka nisur që të këndellet në Premierligë.

Pas fitores në javën e kaluar ndaj Evertonit, Norwich ka arritur një tjetër fitore të madhe në udhëtim duke e mposhtur Watfordin që e ka konkurrent direkt në luftë për mbijetesë.

Sargent ka shënuar dy gola dhe një autogol nga Kucka, derisa protagonist ishte edhe Milot Rashica që asistoi te goli i dytë. Rashica luajti 90 minuta. Norwich tani ka 16 pikë në pozitën e 17, ndërsa Watford është një pozitë më poshtë me 14 pikë. /Fokusi.info