“Nuk do të ketë zgjedhje pa zgjidhur krizën”, Rama i përgjigjet Metës me një fjali

Presidenti Ilir Meta paralajmëroi sot se nuk do të ketë një datë të re për zgjedhjet lokale deri në momentin kur palët politike të kenë zgjidhur krizën e thellë ku ndodhet vendit.

Por këtij paralajmërimi të Metës, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur në ‘Twitter’ me një fjali: “Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor.” Kryeministri Rama ndodhet aktualisht në Bruksel, ku pak minuta më parë zhvilloi një takim me Federica Mogherinin, Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme.

Mazhoranca shprehet e vendosur për të hyrë në zgjedhje më 30 qershor, pavarësisht dekretit të presidentit për të shfuqizuar këtë datë.

Ndërkohë, sot është publikuar në Fletoren Zyrtare vendimi i marrë nga Meta për zgjedhjet lokale.

Top Channel