Nuk e lejuan të fus pije në tren, kinezja vendosë ta pi tërë shishen me alkool para hyrjes – përfundon e dehur në tokë (video)

Kur një kinezes i thanë se nuk mund të fut pije alkoolike në tren, ajo assesi nuk mund të pajtohej me këtë.

Kamerat e sigurisë në Huaihui në provincën kineze Hunnan, kanë filmuar këtë grua e cila mezi arrinte të qëndronte në këmbë nga alkooli që e kishte konsumuar, transmeton Telegrafi.

Duket se ajo planifikonte që ta pinte tërë shishen para se të futej në tren, duke mos dashur ta hedh në shportën e mbeturinave.

Megjithatë, në video ajo shihet duke qëndruar e shtrirë në tokë derisa mjekët po mundoheshin ta ndihmojnë.

Ajo ishte dërguar me urgjencë në spital, ku pas tretmanit e kishte kuptuar se e ka tepruar me pije dhe kishte përfunduar e dehur në tokë.