“Nuk e pranova ftesën e Kurtit si eksperte në dialog me Serbinë”

Kryeministri Kurti, para rifillimit të dialogut ka krijuar një grup të ekspertëve të cilët do t’i ndihmojnë në procesin e dialogut.

Ftesë për t’iu bashkangjitur këtij grupi ka pasur edhe ish-kryenegociatorja Edita Tahiri.

Ajo për FrontOnline, ka thënë se nuk ka pranuar të jetë pjesë e dialogut në cilësinë e ekspertes.

“Po kam pasur ftesë, por unë nga profili nuk jam eksperte, unë jam politikane, kam qenë negociatore e paqes në Rambuje, kryenegociatore në Bruksel pra në cilësinë e ekspertes nuk kam pranuar të marrë pjesë në këtë proces”, tha ajo për Front Online.