Përfundon numërimi në Vushtrri, ky është rezultati i KQZ-së

Tashmë janë numëruar 100% e votave në komunën e Vushtrrisë.

Në këtë qytet me një rezultat bindës ka fituar Partia Demokratike e Kosovës.

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, fitues është Ferit Idrizi me 53,13% (13,181 vota), duke lënë mbrapa tij kundër kandidatin nga LDK-ja kryetarin e deritashëm të kësaj komune, Xhafer Tahiri me 46,87% (11, 627 vota).