Përfundon mbledhja e parë e Kryesisë së re të Kuvendit, Konjufca s’e thotë asnjë fjalë!

Ka përfunduar mbledhja e parë e Kryesisë së re të Kuvendit të Kosovës.

Pas përfundimit të kësaj mbledhje kryeparlmaentari Glauk Konjufca zgjodhi të mos thoshte asnjë fjalë para mediave.

Ai doli nga mbledhja, por duke mos u deklaruar lidhur me zhvillimin e saj, apo edhe për zhvillimet e fundit sa i përket mundësisë së lidhjes së koalicionit VV-LDK, raporton Indeksonline.

Konjufca zgjodhi që të mos deklarohej as lidhur me mundësinë e largimit të tij nga posti i kryetarit të Kuvendit të Kosovës.