Nuk iu lejua kandidimi në zgjedhje, Kurti flet rreth vendimit të Gjykatës Supreme

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme.

Kurti nga Prizreni është shprehur se me 14 shkurt Vetëvendosja do të jetë shumicë parlamentare, ashtu siç e ka shumicën qytetare.

“Me 14 shkurt do ta bëjmë LVV-në me shumicë parlamentare, ashtu siç e ka shumicën qytetare. Ne dëshirojmë që t’i ndihmojmë qytetarët që e kanë gjendjen më të vështirë, që janë të papunë, që kanë pagë të ulëta, që s’kanë banim të rregulluar, që s’kanë mundësi për arsim, që kanë probleme shëndetësore. Shteti dëshmohet aty ku nevoja janë më të mëdha, ata që janë multimilionera gjithmonë ia kanë bërë qarën vetit.

Kemi nevojë për një qeveri të ri që e shtrinë dorën e ndihmës dhe i shikon ata që s’kanë. Drejtësi dhe punësim është parulla jonë.  Me 6 tetor kishte dilema se a ta votojmë LVV-në apo LDK-në, tash s’ka dilema, unë dhe Vjosa jemi në një listë. Ne na duhen 61 deputet e sipër. Të votojmë masivisht, sikurse diaspora e dashur. Të dielën e 14 shkurtit le ta bëjmë festë të fitores së LVV-së. Unë nuk e kam parë atë vendim, kur të vjen në zyrën e LVV-së, e trajtojmë dhe e analizojmë se çfarë hapa do të ndërmarrim më tutje, që të ankohemi nëse është kështu“, tha Kurti.