Nuk jemi të interesuar për njohje të Kosovës, thotë Vuçiq

S’jemi të interesuar për njohje reciproke me Kosovën, tha Presidenti i Sebisë, Aleksandar Vuçiç, në një konferencë për media në Bosnje-Hercegovinë.

“Para dhjetë dite, kur ishim në prag konflikti, ata na thanë se s’duan të flasin për gjëra të vogla. Neve na duhet paqe, dhe s’duam konflikte e luftë”, ka thënë Vuçiç.

Në lidhje me Rezolutën e Parlamentit Evropian ku kërkohet njohja e Kosovës nga Serbia. Vuçiç tha se ajo “është rekomandim”, derisa i shtroi pyetje BE-së “pse keni qenë duke e fshehur këtë”.

“Ju falemnderit për shqetësimin e madh tuajin, por s’jemi të interesuar për njohje të ndërsjellë me Prishtinën”, ka thënë ai.

“Është interesante se si sillen mediat tona dhe se si askush nuk dëshiron të lexojë. PR nuk kaloi Rezolutë, por në fakt Rekomandime. Esenca e tekstit është e rëndësishme. Nuk është vetëm sanksionim, por një përpjekje për të disciplinuar Serbinë. Ata i kaluan aty pjesët për të lexuar pjesën e Rekomandimit që ne duhet ta njohin Kosovën të pavarur”, përcjell Reporteri.net.

Në një takim në entitetin serb të Bosnje-Hercegovinës, me Anëtaren serbe të Presidencës Cvijanoviç dhe presidentin e “Republika Srpska”-s, Dodik, Vuçiç tha se i informoi për situatën në Kosovë.