Këta janë 12 ambasadorët që do të lirohen nga detyra

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) i ka propozuar Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani të lirojë nga detyra 12 ambasadorë nëpër botë që janë emëruar politikisht.

Kjo ministri ka kërkuar të shkarkojë këta ambasadorë: Beqë Cufaj në Gjermani, Nait Hasani në Shqipëri, Arbër Vllahiu në çeki, Lirim Grejqevci në Holandë, Shpend Kallaba, Gezim Kasapolli, Avni Kastrati, Gjergj Dedaj në Maqedoni, Hajdin Abazi, Ylber Hysa, Avni Arifi në Emiratet e Bashkuara e Amir Ahmeti.

Raportimet për lirimin nga detyra e dhe tërheqje nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës e ka konfirmuar edhe MPJD’ja.

“Në përputhje me Ligjin, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka përcjellë gjatë kësaj jave tek Presidentja e Republikës së Kosovës, propozimin për lirim nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të emëruar politikisht, duke i falënderuar për punën dhe angazhimin e deritanishëm. Lidhur me këtë, ministrja Gërvalla do të deklarohet më hollësisht gjatë ditës së nesërme”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.

Ndërsa, zëvendës ministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti ka thënë se gjatë ditës së nesërme do të deklarohet vetë Gërvalla.

“Në përputhje me Ligjin, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka përcjellë gjatë kësaj jave tek Presidentja e Republikës së Kosovës, propozimin për lirim nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të emëruar politikisht, duke i falënderuar për punën dhe angazhimin e deritanishëm. Lidhur me këtë, ministrja Gërvalla do të deklarohet më hollësisht gjatë ditës së nesërme”, ka shkruar ai në Facebook.