Nuk ka fitues në derbin Inter – Roma (Video)

Përballja mes Interit dhe Romës përfundoi me rezultat 1:1, pasi që asnjëra nga skuadrat nuk e gjeti dot golin e fitores në stadiumin “San Siro” në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së 33-të të Serisë A.

Interi e priti sonte në San Siro Romën, e cila po shpresonte ta siguronte një fitore për t’ia marrë Milanit vendin e katërt në tabelën e Serisë A. Megjithatë, Interi ia shpëtoi vendin e katërt rivalit të qytetit, pasi që nuk e lejoi Romën t’i marrë tri pikët e ndeshjes.

Fillimisht ishte Roma që kaloi në epërsi në minutën e 14-të të ndeshjes, përmes një super goli të Stephan El Shaarawyt, i cili shënoi nga distanca. Mirëpo, Interi e gjeti golin e barazimit në minutën e 61-të, përmes Ivan Perisicit.

https://streamable.com/zv5f8