“Nuk kam më fjalë”, doktoresha nga Tirana tregon se si lindën binjakët 20 minuta pas tërmetit të fuqishëm (video)

Një tërmet prej 6.4 shkallë të rihterit ka goditur mëngjesin e sotëm në Durrës, ku si pasojë deri më tani janë konfirmuar tetë viktima dhe qindra të lënduar.

Tërmeti ka shkaktuar edhe dëme të shumta materiale, ndërkaq lëkundjet u ndjenë edhe në Kosovë. Por, pavarësisht gjendjes, njëzetë minuta pas lëkundjeve të tërmetit në një spital të Shqipërisë në jetë erdhën binjakë.

Sipas raportimeve të “Euronews”, pavarësisht dëmtimeve që u shkaktuan në spital nga lëkundjet e tokës, mjekët nuk pranuan që të largoheshin së bashku me pacientët, duke bërë kështu të mundur lindjen e binjakëve.

Lindjen e tyre e ka konfirmuar edhe mjekja Anika N. Dokle përmes një postimi në Facebook. “Unë dhe shokët e mi edhe këtë herë në maternitet. Këta bebusha binjakë lindën 20 minuta pas tërmetit. Kjo është simbolika më e mirë e vijimësisë së jetës. Nuk kam më fjalë!”, ka shkruar ajo.

Duhet theksuar se pas tërmetit 6.4 edhe një tjetër tërmet goditi Shqipërinë e që ishte 5.4 shkallë rihter.

https://twitter.com/i/status/1199258392608563200