“Nuk lejohet hyrja pa viza”, lokali në Prishtinë në shenjë proteste ua ndalon hyrjen shtetasve të BE-së

Një lokal në Prishtinë ka protestuar në një mënyrë më ndryshe për të shprehur indinjatën ndaj mos-liberalizimit të vizave për kosovarët.

Ky lokal ua ka ndaluar hyrjen shtetasve të BE-së, të cilët ndryshe nga kosovarët nuk kanë regjim të vizave.

Shtetasve të BE-së për të hyrë në këtë lokal iu duhet “vizë”.

“Protestë. Ndalohet hyrja pa vizë për shtetasit e BE-së”, thuhet në njoftimin që ky lokal ka publikuar në hyrje të objektit, shkruan Reporteri.net.

Kosovarët dolën të dëshpëruar nga Samiti mes liderëve të 27 vendeve të Bashkimit Evropian dhe atyre të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku nga Kosova mori pjesë Presidentja Vjosa Osmani.

Ky Samit përfundoi pa asnjë rezultat konkret për Kosovën sa i përket liberalizimit të vizave.