Ibrahimi: Qeveria s’pati bashkëpunim me AKK, papunësia është në rritje

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar masat e reja të propozuara nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Por që për marrjen e këtyre masave nuk janë konsultuar me Asociacionin e Komunave të Kosovës, të cilët thonë se papunësia është në rritje.

Kështu tha për Indeksonline drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Ai tha që këtë herë nuk ndodhi komunikim i mirëfillitë me Qeverinë e me ministrat, krahasuar me herat tjera.

“Konsultimet e mirëfillta që përpara i kemi pas me Qeverinë, me ministrat, për masat antiCovid këtë herë nuk kanë ndodhur. Nuk ka pas një proces gjithëpërfshirës konsultativ me komunat.

Tradita e konsultimeve me nivelin lokal përmes Asociacionit të Komunave të Kosovës, këtë herë nuk ka ndodhur. Ne nuk i përkrahim masat e reja shtrënguese sepse ekonomia lokale është e lodhur tejmase. Do i shohim cilat janë rezultatet pas 12 ditëve”.

Po ashtu, Ibrahimi tha se të shumica e kryetarëve të komunave janë kundër këtyre masave pasi që papunësia është në rritje e sipër.

“Hera e parë ka qenë që nuk na konsultuan, javën e kaluar patëm takim me ministrin Vitia, situata ke shumë bashkëpunuese. Shumica e kryetarëve janë kundër këtyre masave. Papunësia është në rritje e sipër“.