Raporti 24-orësh i policisë

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme gjatë 24 orëve të fundit.

Siç raporton policia, gjatë 24 orëve në territorin e Kosovës kanë ndodhur 44 aksidente komunikacioni, nga të cilat, aksidente me të lënduar 18, ndërsa 26 kanë qenë pa të lënduar. Kurse, aksidente fatale nuk ka pasur.

Janë shqiptuar 1141 tiketa dhe janë arrestuar 21 persona.

13 persona janë ndalur në mbajtje dhe 5 kanë shkuar në vuajtje të dënimit.