Nuk njihet Jakup Krasniqi: Bën ndryshimin drastik në pamjen e tij

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka befasuar të gjithë me paraqitjen e tij të fundit, ku gati nuk njihet.

Ai ka kohë që është distancuar nga jeta politike në vend, mirëpo nuk e ka ndal veprimtarinë e tij, duke postuar herë pas here opinionet e tij mbi politikën aktuale në profilin e tij në Facebook.

Në këto ditë izolimi, Krasniqi është duke kaluar kohë shumë të mirë pranë familje, ku së fundmi, vajza e tij ka postuar një fotografi të tij në të cilën është gati e pamundur të vërehet në është Jakup Krasniqi.

Ajo që më së shumti ka rënë në sy është mjekrra e tij dhe flokët e gjatë./gazetametro.net