Eliot Engel takohet me Shqiprim Arifin, kryetarin e Preshevës

Eliot Engel, kongresisti amerikan dhe kryesues i Këshillit për Punë të Jashtme i Dhomës Përfaqësuese në Kongresin amerikan, ështa takuar sot me kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifin.

Arifi në llogarinë e tij në Facebook e ka publikuar fotografinë e përbashkët nga një restonat me Engelin, me mbishkrimin: “Foto e ditës: Me kongresistin amerikan dhe mikun e shqiptarëve, z. Eliot Engel. ??”.

Engel ka qëndruar dje në Beograd ku është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe me përfaqësuesit e Kuvendit serb.