Nuk po ju dëgjoj! Memolla shpërthen pasi debuton me gol ndaj kampionëve në Finlandë (video)

Hysen Memolla ka dalë nga vetja në përballjen mes KPV dhe Helsinkit në Finlandë, duke debutuar me gol. Kjo ishte ndeshja e parë e mbrojtësit kuqezi me fanellën e KPV-së, ndërsa ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj kampionit aktual.

Një gol tërësisht jashtë natyrës së këtij futbollisti, që pa disa pasimesh në mesfushë, e ka sulmuar qendrën e zonës kundërshtare si një sulmues i mirfilltë për të dërguar topin në rrjetë. Menjëherë ka nisur edhe festa me një mesazh të qartë, ndërsa u kërkoi shokëve të skuadrës që ta linin paksa të qetë për pak sekonda.

Me duart që tregonin se nuk po dëgjonte, ishte edhe një shfryrje ndaj mediave, pas disa viteve aspak të mira që kishte kaluar në karrierë. Në Kroaci do shpreheshin se në 2 vite te Hajduku i Splitit do të mbahej mend vetëm për një foto që bëri me Ronneyn, ndërsa te Salernitana do të largohej pas 4 ndeshjesh të zhvilluara./Shqiperia.ch/