Triumf historik: Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj shpallet kampion i botës me dorën e thyer

Boksieri shqiptar, Jurgen Uldedaj, është kampioni më i ri i Botës në disiplinën Junior të WBC. 21-vjeçari mposhti me pikë polakun, Krzysztof Twardowski, duke triumfuar me pikë 97-93.

Një fitore historike kjo për Uldedaj, që bëhet boksieri i parë shqiptar që fiton këtë titull. Ky triumf vjen vetëm një vit pas fitimit të titullit të kampionit të Botës, WBO. Kjo është fitorja e 11-të e Uldedaj në 11 ndeshje, duke ruajtur kështu pathyeshmërinë në ring.

Dueli nuk ishte aspak i thjeshtë për boksierin shqiptar, pasi pas 4 raundeve të para, ai pësoi një dëmtim në dorën e djathtë. Në një deklaratë për mediat gjermane pas duelit, ai u shpreh: “Kam thyer dorën e djathtë. Trajneri im është fantastik, e dua shumë!”