Hoxhaj ka një thirrje për të gjithë pas seancës së mbajtur të Veselit në Hagë

U.d i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje që të ketë vetëdije të lartë patriotike si dhe unitet të brendshëm.

Këtë thirrje e bëri Hoxhaj, përmes një konference për media, e cila u mbajt pas seancës së parë dëgjimore të ish-kryetarit të kësaj partie, Kadri Veseli.

“Jemi të bindur në pafajësinë e tyre, ata do të jenë fitimtarë dhe faqebardhë në këtë proces. Ne si PDK bëjmë thirrje për vetëdije të lartë patriotike, për unitet të brendshëm. Një situatë e tillë nuk duhet të na gjejë neve të përçarë dhe të papërgatitur”, tha Hoxhaj.

Sot është mbajtur seanca e parë dëgjimore e Gjykatës Specialë në Hagë ndaj Kadri Veselit, i cili u deklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat ndaj tij.