Nuk u bë Ministër, reagon Haxhi Avdyli pas emërimit të Vitisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Arben Vitia, Ministër për Shëndetësi.

Këtë e ka mirëpritur deputeti Haxhi Avdyli, ani pse emri i tij ishte kaluar në medie për të marrë këtë post.

“Tani shëndetësia ka adresë politike”, shkroi Avdyli.

Postimi i plotë:

E mirëpres lajmin për emërimin Arben Vitia si ministër të shëndetësisë.

Tani shëndetësia ka adresë politike.
Por suksesi në reformimin e sistemit, e rritjen e cilësisë së shërbimeve , mbetet përgjegjësi e të gjitha hallkave e akterëve kudo që janë, qofshin menaxherë, OJQ, ekspertë, politikanë në pozitë, bile edhe atyre në opozitë.

Si ne të kaluarën, edhe tash, ne do jemi bashkë për të avancuar reformimin e sistemit tonë të brishtë shëndetësor.