Nuk u votuan pesë marrëveshjet ndërkombëtare, reagon Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas pas dështimit të votimit sot të pesë marrëveshjeve ndërkombëtare në seancën që po vazhdon të mbahet në Kuvendin e Kosovës.

Në lidhje me këtë, Hoti ka thënë se këto dokumente të cilat pritet të votohen, kanë rëndësi të veçantë meqë janë marrëveshje ekonomike për projekte investive dhe zhvillimore në Kosovë.

“Kuvendi i Kosovës dështoj t’i votoj sot pesë marrëveshje ndërkombëtare! Këto dokumente që presin të votohen, janë të një rëndësie të veçantë për shkak se janë marrëveshje ekonomike për projekte investive dhe zhvillimore në Kosovë!”, ka shkruar ai në Facebook.

Hoti tutje ka ftuar deputetët e Kuvendit që të marrin përgjegjësi kushtetuese kur bëhet fjalë për projekte zhvillimore dhe fonde mbështetëse për infrastrukturë, në mënyrë që të hapet rrugë për diskutimin për Buxhetin e rishikuar dhe t’I dalin në ndihmë bizneseve të cilat rrezikojnë të falimentojnë në këtë kohë.

Postimi i tij i plotë:

“Kuvendi i Kosovës dështoj t’i votoj sot pesë marrëveshje ndërkombëtare! Këto dokumente që presin të votohen, janë të një rëndësie të veçantë për shkak se janë marrëveshje ekonomike për projekte investive dhe zhvillimore në Kosovë!

Qytetarët e Kosovës kanë nevojë urgjente për mbështetje institucionale, ndërsa Qeverisë së Kosovës duhet t’i lejohet të vazhdoj me implementimin e masave në kuadër të pakos për Rimëkëmbje ekonomike!

Andaj, ftoj deputetët e Kuvendit të Kosovës, që të paktën kur kemi të bëjmë me projekte zhvillimore dhe fonde mbështetëse për infrastrukturë, të marrim përgjegjësitë kushtetuese që na takojnë! Në Kuvend duhet t’i hapet rrugë diskutimit për Buxhetin e rishikuar, që t’i dalim në krah bizneseve të cilat rrezikojnë të shuhen, t’i dalim në krah punëtorëve që nuk i kanë marrë pagat, të mbrojmë prodhimin vendor dhe t’i mbështesim qytetarët në nevojë!”.