Vetplagoset një person në Podujevë

Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar të cilit i kishte shkrepur arma e zjarrit dhe si pasojë ishte plagosur në këmbë.

I dyshuari është dërguar në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë për tretman mjekësor, pastaj edhe në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit është sekuestruar një pistoletë me pesë fishekë e cila dyshohet se ishte përdor në rast, njofton raporti 24 orësh i policisë.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet.