Numër i vogël i qytetarëve që i kanë marrë dy dozat e vaksinës antiCOVID

Ndonëse, Kosova bën gati dy vite prej shfaqjes së rasteve të para pozitive me COVID-19, interesimi i qytetarëve për tu vaksinuar po bie çdo ditë e më shumë.

Vetëm në 24 orë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 1999 persona kanë marrë vaksinën për mbrojtje ndaj COVID-19.

Ndërsa numri total i dozave të administruara është 1.621.84, vetëm 764.433 persona kanë marrë dy dozat e vaksinës, që i bie as gjysma e tyre.

Kosova për dallim nga vendet tjera të Ballkanit, sa i përket shifrave ditore për situatën me COVID-19, qëndron mirë.